Bukurie Shehu, 64 vjeçarja nga qyteti I Belshit, ende vazhdon të ruajë traditat tradicionale të tezgjahut, dhe veshjet popullore të Belshit. Një pasion të cilin e ka ndjekur që në fëmijërinë e saj, pasi në familjen e Bukuries puna në tezgjah ka qënë e trasheguar prej brezash. Punimet mbresëlënëse të Bukurie Shehut shikohen në çdo aktivitet kulturor të qytetit të Belshit dhe jo vetëm, por vështirësia kryesore e saj mbetet mos vlerësimi i mjaftueshëm monetar. Të ardhurat që Shehu merr nga këto punime janë tepër të vogla, aq sa nuk mund të rezistojë dot deri në fund të muajit.
Për Egnatia News, Bukurie Shehu tregon sesi ka nisur ky rrugëtim i saj në tezgjah dhe vështirësit që ajo has cdo ditë, për ta mbajtur të gjallë ende trashëgimin kulturore të Belshit.

Janë të pakta ato gra në Qarkun e Elbasanit, të cilat ende nën vështirësi mundohen që veshjet tradicionale kulturore të mos zhduken dhe të harrohen nga brezat në vijim, duke mos pasur asnjë mbështetje nga askush.