Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar një vizitë zyrtare në Serbi në datat 6 dhe 7 qershor.

Por duket se rruga për të mbërritur në Beograd, për Lavrov nuk do të jetë e lehtë.

Tre shtete, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë vendosur të mbyllin qiellin për fluturimet nga Rusia, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Është e paqartë se çfarë rruge ajrore do të ndjekë fluturimi i tij, por me siguri nuk do të jetë e shkurtër.

“Pritet që të bisedohet më detajisht për çështjet e bashkëpunimit dypalësh politik dhe ekonomik, të shkëmbehen mendime për situatën në rajonin e Ballkanit, si dhe për problemet aktuale ndërkombëtare”, tha zëdhënësja e Kremlinit Maria Zaharova, sipas faqes së internetit të Ministrisë së Jashtme ruse.

Menjëherë pas takimit me Lavrov, presidenti serb Aleksandër Vuçuiç pritet të marrë pjesë në takimin me kryeministrin Edi Rama dhe homologun maqedonas për “Ballkanin e Hapur”.