Një krim i rëndë në familje tronditi një ditë më parë Shkodrën. 79-vjeçari Fadil Bandulla qëlloi me armë bashkëshorten e tij 83-vjeçare Sanije Bandulla, e më pas qëlloi edhe veten duke gjetur vdekjen.
Çifti i të moshuarve përcillen sot për në banesën e fundit. Siç abcneës.al ka raportuar më herët ngjarja e rëndë ka qenë e paralajmëruar.
Brenda dy javësh 83-vjeçarja është rrahur tre herë nga bashkëshorti i saj. Mësohet se hera e fundit ka qenë të shtunën. Burimet tregojnë se dhe policia nuk ka marrë asnjë mase pasi ajo është ankuar dhe ka bërë denoncim ditën e shtunë.Ata kanë pasur vazhdimisht përplasje dhe konflikte. Të moshuarit kanë dy djem që jetojnë në SHBA dhe një vajzë në Gjermani. Ata u gjetën dje të pajetë, por ngjarja dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh. g.v/abcnews.al