Mungesa e investimeve në lagjen Beqir Dardha në Elbasan prej shumë kohësh është kthyer në një shqetësim për qytetarët të cilët jetojnë këtu. Sheshi mes pallateve të lagjes është në gjendje të mjerueshmë çka për banorët është një problem I madh

.Ata shprehen se gjatë shirave hapsirat publike përmbyten dhe shpesh herë uji futet deri në shtëpi. Banoret shprehen se fëmijët e tyre dalin për të kaluar kohën e lirë në këtë zonë  por për shkak të gropave dhe plehrave është e pamundur të kalojnë kohë duke u argëtuar.

Prej vitesh kjo lagjje është në këtë gjendje dhe banorët shpresojnë që një ditë insitucionet përkatëse të japin një zgjidhje./egnatia news