Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur para banorëve të degës 4 në Tiranë, ka prekur sërish buxhetin e vitit 2023.

Berisha tha se ky është buxheti i vjedhjes, pasi paratë po u merren të varfërve dhe po u jepen oligarkëve.

“Edi Rama deklaroi në parlament se ky është buxheti më i madh në parlament, kur ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori. Nuk mund të jetë i ndryshëm ky buxhet si ai i 8 viteve që shkuan. Sepse 8 vitet që shkuan, ky zotëri mori borxh 5.2 miliardë euro. Ky rriti taksat biznesit me 4.5 miliardë euro. Çfarë bëri me to, kujt ju rrit rroga, pensioni, kujt ju përmirësua shërbimi, si është shërbimi shëndetësor sot, çfarë ndryshimesh pësoi Tirana në furnizimin me ujë, me kujdesin shëndetësor?