Një javë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i PD është Flamur Noka dhe se Gazment Bardhi ka postin e kryetarit të Grupit Parlamentar.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi deklaroi se detyra e Sekretarit të Përgjithshëm mbahet prej tij dhe jo nga Flamur Noka.

Bardhi: PD nuk ka kryetar. Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar, zgjedhje për kryetar do të bëhen në një moment tjetër. Sekretari i Përgjithshëm i PD është Gazment Bardhi.

Fevziu: Berisha tha se është Noka…

BardhiPo, Basha thotë se është Alibeaj. Ajo që unë kam propozuar dhe ka gjetur mirëkuptimin e shumicës dërrmuese të kolegëve ka qenë që ta nisim nga çështje që na bëjnë bashkë. Ndoshta nga çështjet që na bëjnë bashkë mund të shkojmë edhe në zgjidhje për çështje që sot duken të largëta. Sot kemi shumë kryetarë partie, shumë sekretarë të përgjithshëm, shumë nënkryetarë, i vetmi problem është që nuk kemi parti funksionale. Së pari dua të sqaroj që nuk ka marrëveshje timen me zotin Berisha. Ka një premtim timin që e kam bërë për herë të parë nëse i ktheheni intervistës, intervistës sime të parë si kryetar i grupit parlamentar që e kam dhënë në këtë studio. Në përgjigje të interesit tuaj kam thënë do bëj gjithçka kam unë në dorë si kryetar i grupit parlamentar që grupi parlamentar i PD të unifikojë qëndrimet dhe opozita në tërësi në parlament të jetë e unifikuar”,-u shpreh Bardhi.