Gjatë festimeve të fundvitit e keni ekzagjeruar me ushqim dhe tani ndiheni të lodhur e të fryrë? Nëse përgjigja është ‘po’, zgjidhja e problemit tuaj është një çaj i mirë pastrues dhe detoksifikues me të cilin do të ndihmoni organizmin të largojë toksinat e tepërta.

Receta e çajit me xhinxher

E dini që mund të përgatisni një çaj të mirë detoksifikues me xhinxhe? I pasur me vajra esencialë si zingiberen, kurkumin, kanfora dhe përbërës të tjerë aktivë të quajtur xhinxherole të cilat kryejnë një aktivitet analgjezik, antioksidant dhe baktericid, xhinxheri është një medikament efikas edhe në rastin e dhimbjeve të artikulacioneve, dhimbjes së kokës, kollës dhe ftohjes. Mjafton të shtoni pak xhinxher të grirë tek një çaj ose në supë për të luftuar ndjesinë tipike të kongjestionit gjatë një gjendjeje gripale.

Përgatitja e çajit me xhinxher

-Priteni xhinxherin në feta të holla duke pasur parasysh që për një filxhan çaj ju duhen 4-5 feta.

-Zieni ujin për aq sa filxhanë doni, shtoni fetat e xhinxherit pasi të ketë marrë valë dhe uleni zjarrin në minimum.

-Ziejeni derisa të filloni të ndjeni aromën e xhinxherit.

-Ëmbëlsojeni sipas dëshirës suaj me pak mjaltë ose sheqer. Mund t’i shtoni edhe pak limon për të larguar shijen tipike pikante të xhinxherit.

-Shërbejeni ende të nxehtë ose hidheni në një shishe, mbajeni në frigorifer dhe pijeni brenda 3-4 ditëve.