Hakan Çalhanoglu konfirmon se ka arritur një marrëveshje me Interin duke “tradhëtuar” Milanin dhe tifozët e saj.
Së fundmi fantazisti turk i cili nuk pranoi rinovimin me Milanin pasi sipas drejtuesve të kuqezinjve kërkesat e tij janë relativisht të larta, ai do të transferohet nga krahu tjetër i Milanos si një lojtar me parametra zero pasi kontrata e tij i ka skaduar.
Tani është vetë 27-vjeçari i cili me anë të mikrofonave të medias turke “TRTSpor”, ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Milanos pasi ka një marrëveshje me Interin dhe se do të firmosë kontratën nesër:
“Kam arritur një marrëveshje me Interin. Jam duke shkuar për në Milano sepse nesër do të firmos kontratën me zikaltërit.”, deklaroi Çalhanoglu.
Sipas mediave të ndryshme, turku do të firmosë një kontratë 3 vjeçare plus edhe një sezon tjetër rinovimi me një pagë prej 5 milionë eurosh.
Çalhanoglu me fanellën e Milanit u aktivizua prej 4 sezonesh dhe gjatë sezoni të kaluar ai luajti në 43 ndeshje nga ku realizoi 9 gola dhe dhuroi 12 asist.
fax web