Cristiano Ronaldo po thyen njëri pas tjetrit rekordet në fushën e blertë dhe asgjë nuk duket e pamundur për të. Por, përpjekjet e portugezit për të shitur në apartament në “Trump Toëer” të Nju Jorkut po dështojnë njëra pas tjetrës.

Ronaldo është përpjekur me dëshpërim të shesë apartamentin e tij në Trump Toëer që prej vitit 2019. Superylli portugez bleu apartamentin 2,510 metra katrorë nga bashkëpunëtori i biznesit të Trump, Alessandro Proto në 2015 për 18.5 milionë dollarë. Thashethemet thonë se banesa frymëzoi autoren e romanit romantiko-erotik “50 Shades of Grey”, e cili përdori brendësinë e shtëpisë për të përshkruar shtëpinë e protagonist.

Në vitin 2017, kur Donald Trump u bë President, tifozët e Ronaldos filluan një peticion duke i bërë thirrje që ta shesë apartamentin me tre dhoma gjumi dhe me një pamje spektakolare nga Parku Qendror i Neë York-ut dhe horizonti i Manhatanit. Kërkesa argumentohej me bindjen se Trump ishte “abuzues i të drejtave të njeriut”. Nuk dihet nëse peticioni ndikoi në vendimin e tij, por në 2019, Ronaldo e nxorri apartamentin në shitje për 9 milion dollarë.

Tani, The Sun raporton, duke cituar të dhënat pronësore, se futbollisti e ka ulur çmimin dhe është gati të shesë pronën e tij për 7.75 milion dollarë nga 18.5 milionë që ai pagoi në 2015, që do të thotë se do të humbasë gati 11 milion dollarë nëse dikush bie dakord të blejë banesën me çmimin aktual. Duke u mburrur me dërrasa të druve Koa dhe dysheme me parket Versalliess të shekullit të 18-të, apartamenti gjithashtu ka një dhomë mbresëlënëse të fitnesit dhe 4 banjo.

Megjithatë, humbja prej 11 mln dollarësh nuk do ta varfërojë portugezin, pasi sipas Forbes ai është sportisti i parë që ka tejkaluar 1 miliard dollarë fitime gjatë karrierës.

fax web