Hakan Çalhanoglu është një hap larg kalimit te Interi. Sipas “Sky Sport”, marrëveshja mes lojtarit dhe drejtuesve të Interit është arritur, teksa për ditën e nesërme janë caktuar edhe vizitat mjekësore.
Lojtarit i skadon kontrata me Milanin më 30 qershor, datë kur del edhe si lojtar i lirë. Turku e ka vendosur dhe ka pranuar ofertën e bërë nga Interi. Te zikaltërit, mesfushorin e pret një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro plus bonuse në sezon.
Ndërkohë Milani i kishte ofruar 4 milionë euro në sezon për rinovimin, por 27-vjeçari vendosi të pranonte ofertën e rivalëve të qytetit, ku do të përfitojë 1 milion euro më shumë.
panorama al