Një animues ka rikrijuar 2021 Eurovision Song Contest duke përdorur karaktere dhe dizajne të LEGO.

Alexandro Kroger, i cili vitin e kaluar prezantoi pikëpamjet e tij kundrejt filmit Eurovision Song Contest: The Story Of Fire Saga dhe eventit të anuluar të 2020, ka rikrijuar finalen e madhe të këtij eventi.

Video e mëposhtme sjell një përmbledhje të të gjith programit, që nga parada e flamujve e deri në 26 performancat e natës finale, bashkë me ngritjen e trofeut nga fituesit e 2021, Maneskin.

Në këtë animin tregohen dhe pamjet kur Thomas Raggi kap copat e gotës së thyer dhe Damiano David që përkulet për të parë, gjë që ngriti spekulimet gjatë asaj kohe se David po merrte substanca ilegale gjatë transmetimit live.

Gjithçka u sigurua edh pasi David kreu një drug test pas natës finale i cili rezultoi negativ dhe i vërtetoi publikut se të gjitha spekulimet ishin false.

Kënga fituese e Eurovision “Zitti E Buoni” është futur në UK Singles Chart muajin e kaluar, duke arritur në vendin e 17 me më tepër se 45,000,000 klikime.

geek room