Ky prezantim vjen pak kohë pasi kompania mëmë e Sledgehammer Games, Activizion Blizzard u akuzua për kulturën e keqe të ngacmimeve seksuale në kompani. Që nga ajo kohë shumë punonjës janë larguar nga studio, duke përfshirë dhe presidentin J. Allen Brack.

Gjatë një takimi me shtypin javën e kaluar, Sledgehammer Studio e hapi bisedimin me një deklaratë për sa i përket ngjarjes. “Historitë dhe dhimbja e treguar nga punonjësit është thjesht shkatërruese” ishte një ndër fjalitë e deklaratës.

Në thelb, Vanguard është një single player campaign e cila fokusohet në origjinën e forcave special dhe do të zhvillohet nga pika të ndryshme referimi. Sledgehammer tregon se narrativa do të përfshijë historitë e patreguara të heronjve multinacionalë që krijuan Task Force One, duke ndryshuar kështu historinë dhe duke shërbyer si bazë e forcave speciale që ne njohim sot. Në të do të përfshihen personazhe të inspiruar nga personalitete realë, si togere Polina Petrova, që bazohet në snajperisten Lyudmila Pavlichenko, që njihet ndryshe si “Zonja e Vdekjes”.