Reperi i njohur shqiptar, Capital T është kthyer në një nga artistët më të dëgjuar të brezit të ri. Por ai tani nuk do të njihet vetëm si këngëtar, por edhe si aktor.

Gjatë një interviste për emisionin “Pardon My French”, Capital T tregoi pikërisht roli i tij si aktor dhe detaje nga filmi.
Ai u shpreh se në film do të jetë edhe aktorja e njohur Dakota Johnson dhe se ai do të ishte i vetmi aktor shqiptar.

Projekti do të jetë i “Universal Picture” ndërsa premiera do të jetë në të gjithë botën, por edhe në “Netflix”.

“Do jetë Dakota Johnson. Jam i vetmi aktor shqiptar. Në këtë kast ka ndodhur shumë spontanisht që më kanë kërkuar rolin. Më kanë kërkuar një ‘videotape’ dhe i ka pëlqyer si kam luajtur dhe më kanë pranuar. Është projekt super i madh i ‘Universal Picture’. Premiera do jetë në të gjithë botën edhe në Netflix”, shprehet Capital T.

Pasi tregoi detjatet nga filmi, një pyetje ngacmuese i është bërë reperit. Kur u pyet nëse ai do të dalë në tapetin e kuq i shoqëruar apo vetëm, Capital T u përgjigj:

“Nuk e di si do jem deri atëherë se ka kohë deri sa të bëhet filmi.”

Sa i takon projekteve të reja, Capital T na premtoi bashkëpunime fantastike. Kur na pëlqen një Capital, imagjinoni 2. Rreperi tregoi në Top Albania Radio se bashkëpunimi i radhës do të jetë me Capital Bra.

Gjithçka që pritet të vijë për publikun nga reperi duket të jetë interesante. Ajo që dihet me siguri deri tani është se Capital T ka zgjuar interesin e gjithë ndjekësve.

Rikujtojmë se reperi e bëri të ditur lajmin me anë të një posti në Instagram, ku shkruante:

“Jam i emocionuar të njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të madh të quajtur Jericho Ridge me regji të Ëill Gilbey – Bafta Ëinner! Jam shumë i gatshëm për të filluar përvojën time të re me yjet e mëdhenj përreth, duke filluar me Nikki Amuka Bird – Bafta Nomined. Do të bëj më të mirën që ky projekt të mos jetë vetëm i pari 😜 ndaj faleminderit që më keni mua Ëill dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate. Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim – Prishtinë, Kosovë. Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne.”icon style