Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Ylli Bodinakun, një prej personazheve më të famshme të 2 Korrikut 1990.

Në mesazhin e tij nëpërmjet rrjeteve sociale Meta e ka konsideruar si një akt trimërie dhe thotë se Bodinaku, hapi një dritare shprese dhe lirie për mijëra shqiptarë dhe se ai përcjell një shembull frymëzimi për të gjithë.

“Një takim i ngrohtë me Ylli Bodinakun, heroin e ngjarjeve të 2 korrikut 1990, i cili me “Skodën” e tij, hyri në historinë e Shqipërisë, për aktin e pashembullt të trimërisë dhe të guximit, si i pari që çau “murin shqiptar të Berlinit” dhe hapi një dritare shprese e lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori e izolimi.
I bindur se bashkë me familjen dhe Rikelin në krah, djalin 3 muajsh, mund të shkonte drejt vdekjes, asgjë nuk e ndali Ylli Bodinakun, për të na dhënë të gjithëve një shembull dhe mesazh të madh frymëzimi: Të rrëzojmë çdo mur, që na ndan nga Europa e Bashkuar “
 shkruan Meta.

Bodinaku, së bashku me familjen e tij, arriti të çante me makinën e tip “Skoda” murin rrethues të Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Oranews