Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Lezhës, foli rreth problematikës së sigurimit të vaksinave. Kryeministri e cilësoi luftën tregtare për sigurimin e vaksinave si një luftë të tëmerrshme, jo për shkak të çmimit por për shkak se nuk ka aktualisht vaksina.

Madje kryeministri citoi dhe disa vargje nga kënga e famshme me Ëest Side Family, “Tirona”, ku u shpreh se teksti tashmë duhet të ndryshojë dhe të bëhet: Çdo gjë mund të ndodhë jetojmë në Evropë

“Deri dje kënga ime thonte, çdo gjën bën vaki jetojmë në Tiranë, ndërkohë tani kënga ime është çdo gjë bën vaki jetojmë në Evropë. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë, Gjermania ka hapur negociatat me Rusinë dhe Kinën për sigurimin e vaksinës. Nuk është se vaksina kinezë është në treg dhe nuk shkojmë ta blejmë. Nuk është as çështje çmimi. Lufta është se nuk ka vaksina. Është një luftë e tmerrshme tregtare. Ka vende në rajon që nuk kanë bërë asnjë gjilpërë. 140 shtetë të botës nuk kanë bërë asnjë vaksinë”, tha Rama.

Faxnews