Me rastin e 7 Marsit, Presidenti Ilir Meta u ndal në Korçë ku është organizuar një ceremoni solemne vlerësimi të disa mësuesve dhe pedagogëve të shquar korçarë.

Kreu i Shtetit theksoi se “roli dhe figura e mësuesit janë themelore”, sidomos në këtë periudhë tejet të vështirë të pandemisë së koronavirusit.

Presidenti ka falënderuar, mësuesit për profesionalizmin dhe misionin e tyre, në këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë së Covid.

“Për mua ishte një detyrim që sot të isha pikërisht këtu, në Korçë, në djepin e rilindjes sonë kombëtare të arsimit dhe kulturës.  Jemi sot për ti shprehur mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, pedagogë për kontributin. Kujtojmë plejadën e mësuesve që jetën e tyre ia kushtuan edukimit të brezit të ri. Të gjithë mësuesit tanë, sidomos ato në shkollat rurale, meritojnë mbështetje më të madhe. Të rinjtë fatkeqësisht kanë qenë të detyruar të largohen nga vendi. Ndaj duhet të bëjmë më shumë që rinia jonë ta ndërtojë këtu të ardhmen e saj në vendin tonë të mrekullueshëm.  Profesioni i mësuesit është shumë fisnik. Kemi kaq shumë mësues të thjeshtë që sakrifikojnë pavarësisht vështirësive që ndeshin. Sot është një ditë e jashtëzakonshme për të nderuar Petro Nini Luarasin i cili ndoqi rrugën e Pandeli Sotirit. Ma mblidhni gjakun që të shkruajnë fëmijët. Unë dua të nënvizoj që është shumë e rëndësishme që ne të përqendrohemi në edukimin patriotik dhe atdhetar të gjeneratave”, u shpreh Meta.

Top Channel