Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes institucioneve të rendit dhe të drejtësisë në ditët e mbetura deri në zhvillimin e zgjedhjeve dhe deri në përfundimin e numërimit.

Në shkresën e drërguar prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, kreut të SPAK Altin Dumani dhe kreut të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakut sugjerohet të përcaktohen pikat e kontaktit për të koordinuar mbi rastet.

Në fakt në shkresë paraqitet shqetësimi për parandalimin e veprave penale mbi zgjedhjet, por edhe hetimi dhe dënimi i rasteve që do të zbulohen.

Nga ana tjetër mësohet se vetë prokuroritë si ato në rrethe, ashtu dhe SPAK, kanë ngritur grupet e posaçme të punës duke i dhënë prioritet çështjeve zgjedhore në vend

Ndërkaq vetëm së fundi janë publikuar disa raste të shitblerjes së votave.

Në një prej tyre një person komunikon me telefon për të siguruar votën e katër personave kundrejt shumës së parave.

Rasti u cilësua se i përkiste një koordinatori të Partisë së Lirisë në Kuçovë, por kreu i kësaj force politike gishtin e drejtoi te mazhoranca socialiste.

Por edhe në Selenicë e në Mallakastër u denoncuan shitblerje të votave, ashtu si dhe incidente të dhunës fizike u raportuan në disa raste.

Sipas Kodit Zgjedhor dënimi për shantazhimin apo shitblerjen e votës shkon nga 1 deri në 5 vite.

Nga ana tjetër policia tashmë ka marrë në mbrojtje qendrat e votimit.

Celibashi, letër SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe