Në mbledhjen e KQZ, do të diskutohet kërkesa e PD për tu regjsitruar në zgjedhjet e 14 majit.

Një ditë më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve, ndaj vendimi i takon Celibashit.

KAS sqaroi se Berisha nuk mund të ankimojë një vendim që i përket grupimit të Alibeajt. Ndërsa për kërkesën e PD së Alibeajt, KAS tha se vendimi i ndërmjetëm është procedurial ndaj nuk mund të merret parasysh ankimimi.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi këtë të hënë Berishën dhe Alibeajn. KAS vendosi të mos shqyrtojë ankimet e tyre që kundërshtojnë vendimet e Ilirjan Celibashit mbi regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.
Komisioni vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës së depozituar nga grupi i Foltores i cili pretendon që PD të regjistrohej në emër të Berishës. KAS tha se Berisha nuk është legjitim të ketë pretendime zgjedhore ndaj Partisë Demokratike.

KAS konstatoi se: “Vendimi i Komisionerit që i linte Bashës 48 orë kohë të firmoste në emër të PD-së nuk ishte vendim përfundimtar dhe si i tillë nuk mund të shqyrtohej nga KAS.

Indrit Sefa kërkoi që të ndaheshin dy kërkuesit për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, ndërsa Celibashi tha se njeh vetëm një. Kryekomisioneri u shpreh se kërkuesi i vetëm është Partia Demokratike, ndërsa shqyrtimi do të vendosë se cilat nga palët që ka dorëzuar kërkesën është legjitime.

Sefa: Kërkoj projekt vendimin për PD.

Celibashi: Në pamje të parë duket sikur po bëni një kërkesë që ka legjitimitet, po ajo është thjeshtë një copë letre që nuk ka asnjë lloj vlere.

Sefa: Kërkesë proceduriale, u ndesha me një projekt vendim për regjistrimin e LZHK. Kërkoj projekt vendimin për PD
Celibashi: Kërkesa nuk ka legjitimitet, ajo është një letër që nuk ka asnjë vlerë asnjë domethënie.

Sefa: Të njëjtën copë letre duam edhe për PD, siç është rregulli. Përpara se të diskutohet në seancë lëshohet projekt vendimi.

Celibashi: Për rastin e LZHK administrata ka bërë një rekomandim, një projekt vendim. Për rasin e PD, nuk ka një projekt vendim. Nuk është se ka ndonjë gjë anormale në këtë mes.

Sefa: Së dyti, ju kanë ardhur dy kërkesa të ndryshme, mesa u njohëm me vendimin jeni referuar në mënyrë të gabuar. Jam përfaqësues i PD-së, dhe kërkesues është Partia Demokratike e Shqipërisë. Kërkoj të rregullohet. Janë dy kërkesa, dhe s’mund të jenë në një vendim të përbashkët. Kërkoj të merren kërkesat në mënyrë të veçantë, janë dy kërkesa të veçanta. Besoj komisioneri do reflektojë.