Ilirjan Celibashi, Kryekomisioneri i KQZ-së ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 14 Majit.

Celibashi ka paraqitur të dhënat në lidhje me pjesëmarrjen, e cila ka qenë 38.22%, ose thënë ndryshe vetëm 1.395.360 kanë votuar nga totali i 3.650.658 zgjedhësve.

Kryekomisioneri është duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar video ku pajisjet e identifikimit elektronik hidheshin si “mbeturina”.

“Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje, i kam parë pa se të dilnin në rrjetet sociale, ata janë punëtorë që janë rekrutuar për shërbime të caktuara, ngarkim shkarkim, nuk është justifikim, do ishte e tepërt të them që KQZ, do ketë vlerësimet e veta, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për t’i përgatitur këto zgjedhje, ku gjest nuk mundet ta errësojë dhe as ta vë në dyshim”, tha Celiabashi.

Kujtojmë se fill pas përfundimi të zgjedhjeve, ajisjet e votimit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë hedhur në kamion si mbeturina, duke i dëmtuar. Këto pajisje janë të ndjeshme, e taksa për blerjen e tyre u aprovua tenderi me 23 mln euro nga taksat e shqiptarëve.