Siç Su përmendi në intervistën e saj, industria e proçesorëve është përballur me valë të ndryshme kërkesash dhe e ka patur të vështirë që të balancojë ofertën dhe kërkesën. “Kësaj here është ndryshe.” shtoi ajo.

Situata është ndryshe për disa arsye, ku më kryesorja është përhapja e pandemisë së COVID-19. Gjatë kësaj kohe tregu i kompjuterave u rrit masivisht pasi njerëzit filluan të punonin nga shtëpia. Një tjetër arsye është “lufta e tregtisë” mes Amerikës dhe Kinës e cila detyroi fabrikat që ishin pranë limitit të tyre të prodhonin akoma dhe më shumë proçesorë.

Pra, kjo është arsyeja kryesore, oferta jo të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha kërkesat e tregut. Mirëpo nga ana tjetër ne po përballemi dhe me një mungesë në treg të GPU. Kjo vjen për shkak të rritjes së popullaritetit të kriptomonedhave, pasi kompani të ndryshme ndërtojnë dhoma të tejmbushura me GPU për të minuar sa më shumë monedha virtuale. Kjo gjë ka bërë që dhe çmimi i GPU në treg të rritet konsiderueshëm.