Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po zhvillohen homazhet në nder të oficerit 44 vjeçar të vrarë në krye të detyrës Saimir Hoxh.

Të pranishëm janë kolegët e efektivit dhe përfaqësues të lartë të politikës dhe të shtetit të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit Saimir Hoxhës.

Nënkomisari Saimir Hoxha u shpall “Dëshmor i Atdheut.”
44 vjeçari, babai i dy fëmijëve ishte nisur në aksionin antikanabis së bashku me 4 efektivë të tjerë, mes tyre Shefi i Krimeve në Lezhë dhe humbi jetën në krye të detyrës pas plumbit që mori në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama.