Rrezikohet konsumatori
Në Cërrik produktet ushqimore shiten në mes të rrugës dhe jashtë çdo kushti higjeno-sanitar. Tregtarët ambulantë , por dhe fermerë të zonës shesin çdo ditë trotuareve duke i kthyer në mini-tregje, ndërsa pushteti lokal në pamundësi të sigurimit të mjediseve të duhura e ka të pamundur të udhtrojë fuqinë e saj.
Balta dhe pluhuri shoqërojnë produktet bujqësore dhe ato blegtorale, ndërsa me afrimin e reshjeve të shiut situata bëhët edhe më e vështirë.
Në tezga shiten , bulmet, fruta, perime e artikuj të ndryshëm jashtë cdo kushti.Tregtarët shprehen se e kanë të pamundur të tregtojnë në markatë , pasi hapësira e vogël nuk ua lejon këtë gjë.Sipas tyre edhe pse I kanë kërkuar vazhdimisht bashkisë plotësimin e kushteve asgjë nuk është bërë.
Më të rrezikuarit në këtë situatë janë konsumatoret që pavarësisht kërkesave në drejtim të institucioneve përgjegjëse situata nuk ka ndryshuar.
Megjithëse AKU prej ditësh ka dalë në terren duke kërkuar pastrimin e rrugëve është e pafuqishme ti thotë jo këtij fenomeni sa kohë mungojnë hapësirat e duhura në funskion të tregtarëve dhe fermerëve.Egnatia news