Home ELBASANI SOT VIDEO/ “HAMAMI I GRAVE” VJEN NË ELBASAN

VIDEO/ “HAMAMI I GRAVE” VJEN NË ELBASAN

139

Komedia angleze e cila e vë theksin te rezistenca e grave pwrballw pushtetit lokal

Premiera më e re e Teatrit Shëtitës të Kiço Londo  titullohet “Hamami i grave”. Komedia ka në qendër qëndresën e disa grave kundër shembjes së hamamit. Gjashtë gra të traumatizuara nga jeta e tyre e përditshme takohen në një hamam për t’u çliruar nga dhembjet fizike e shpirtërore, derisa “papritur vjen lajmi që ky vend relaksi, hamami ku gjejnë shpëtimin e shpirtit të tyre, duhet të prishet dhe të shndërrohet në një bibliotekë.

Vepra merr përmasa interesante, gratë bëhen bashkë përballë vendimeve të pushtetit lokal”. Londo shpjegon konceptin dhe tronditjen e shoqërisë.

 “Reagimi është reagim anglez i grave që edhe pse në humbje shohin dritë në fund të tunelit dhe nisin të organizohen shpirtërisht që ti bëjnë ballë presionit . Ka shumë humor, të papritura e ka shumë dhimbje”. Me regjinë e Kiço Londos, komedia “Hamami i grave” i Nel Dun mban premierën e parë në teatrin “Skampa” nesër në orën 18:00 duke vijuar deri në datat 14, 15 dhe 16 Nëntor.EGNATIA NEWS