Balluku: Garanton furnizim të pandërprerë me ujë për 5800 banorë
Rreth 5800 banorë të katër fshatrave në Cërrik do të furnizohen me ujë 24 orë duke nisur nga muaji maj.Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot punimet për ndërtimin e këtij ujësjellësi në njësinë administrative Mollas, ku bëri të ditur se investimi kap vlerën e 2.8 milionë eurove.Balluku tha se të gjithë abonentët po ashtu do të jenë të pajisur me matës.Ministrja tha se në këto zona nuk ka pasur rrjet ujësjellësi që prej vitit 1990.
Rrjeti i ri që po ndërtohet është rreth 90 km i gjatë. Parashikohet edhe ndërtimi i 3 depove për furnizimin me ujë 24 orë.
Balluku po ashtu kërkoi të shikohet mundësia që ujësjellësi të përdorë për energji panelet diellore.
Projekti për ndërtimin dhe furnizimin me ujë të qytetarëve pritet të përfundojë në maj të këtij viti.