Mungesa e prodhimit vendas dhe ngricat arsyet kryesore

Pak jave me parë vendi ynë u përfshi nga temperatura të ulta të cilat sollën pasoja edhe për tregun vendas.Shumë nga cmimet e produkteve ushqimore  pësuan rritje të çmimeve në krahasim me muajin Janarapo muajt pararendës . Sipas tregëtarëve rritja e çmimeve erdhi në mënyrë graduale duke filluar që në muajn Janar duke pasuar më pas me muajin Shkurt .

Nga ana tjetër tregtarët thonë se sipas opinionit të tyre disa nga arsyet kryesore të rritjes së cmimeve lidhen me prodhimin e pakët vendas .Një tjetër faktor që sipas tyre ka ndikuar ishin edhe temperaturat e ulta të cilat ndikuan negativisht në prodhimin vendas. Rritja e cmimeve ka ngjallur reagime të shumta edhe nga blerësit të cilët këto rritje çmimesh nuk mund ti përballojnë dot me të ardhurat të cilat fitojnë.

Sipas të dhënave të inflacionit, që mat ndryshimin e një shporte bazë të mallrave të konsumit, që janë të disponueshme deri në dhjetor, tregojnë se edhe në fund të vitit të kaluar, produktet ushqimore u shtrenjtuan me minimalisht 20%.