Është shtyrë për të nëntën herë seanca për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianjin. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më datën 7 mars. shkak është bërë avokati Ledjo Braho, i cili ndodhej në një aktivitet në qytetin e Vlorës. Ndërsa, bëhet e ditur se ditën e sotme ka qenë i pranishëm vetëm avokati i Jetmir Olldashit.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.

Me një vendim fajësie që i rëndon prej 2019 dhe nuk ka marrë formë të prere, Salianji nisi përballjen me prokurorinë e apelit që ngul këmbë se ai kreu kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Audio-përgjimi i publikuar në maj të vitit 2018 nga Partia Demokratike, në të cilin aludohej se vëllai i Ministrit të Brendshëm bisedonte me Albert Veliun dhe dakordësohej për trafik droge, u cilësua nga prokuroria si i sajuar. Geron Xhafaj, para së të dorëzohej në Itali për të vuajtur një dënim më të hershëm për trafik droge, kallëzoi akuzuesit se kishin sajuar përgjimin./abcnews.a