Ministrja e Arsimit Evis Kushi është e paaftë të zgjidhë problemin e ngrohjes në shkolla, në një kohë kur temperatuat minus kanë mbërthyer vendin e qindra nxënës në fillore e kanë jo vetëm të pamundur të ngrohen, por klasat e tyre janë kthyer në salla frigoriferike.

Ministrja ja delegon këtë problematikë bashkive të vendit, duke thënë se e kanë përsipër ta zgjidhin. Në vend që ministrja Evis Kushi të marrë masa urgjente, bashkë me bashkitë bëjnë ping-pong me njëra tjetrën, pa u dhënë zgjidhje fëmijëve.

“Bashkitë po përpiqen që edhe aty ku ka mungesa ti plotësojnë me pajisje ngrohëse, kaldajë, kondicioner. Bashkitë merren në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Kushi në një intervistë për Report TV ditën e sotme. 

Por çfarë do të ndodhë me këto shkolla, të cilat në vitin 2023 ende nuk kanë një sistem ngrohjeje. Vëtë ministrja e ka pranuar se ka dështuar me sukses në këtë drejtim, si në shumë të tjera, pasi vetëm një ditë më parë pranoi se në 100 shkolla mungon ngrohja. 

Pra, me pak fjalë mund ta merrni me mend edhe vetë që ky është një skandal i përmasave të mëdha! Temperaturat -10 gradë celsius dhe fëmijët mësojnë në të ftohtë e më pas përfundojnë nëpër spitale. Mesa duket Evis Kushi këto dështime i quan suksese. Në disa raste fëmijët detyrohen të blejnë me lekët e tyre ngrohëse elektrike dhe i çojnë në shkolla për t’i bërë ballë të ftohtit.

E vetmja gjë që di të bëjë më mirë ministrja e Arsimit Evis Kushi është plagjiatura, se për ofruar infrastrukturën e duhur shkollore e vërtetoi që nuk e bën dot, por ua delegon bashkive. Ky duhet të jetë një ‘shembull suksesi për t’u ndjekur nga nxënësit’, si të bësh plagjiaturë si ministrja, se gjë tjetër nuk u ka mbetur të mësojnë në shkollat e degraduara. 

KuqeZi