Migena Sinani, 37-vjeç, e cila u vra në dhomën e gjumit nga kunati i saj, i cili më pas vrau edhe veten, ishte nënë e dy fëmijëve, 4 dhe 2 vjeç.
Ky i fundit ka qenë dëshmitar i skenës makabre sepse ishte në një krevat me nënën e tij, në momentin kur ajo u qëllua me pistoletë nga 43-vjeçari Roland Sinani.
Burime bëjnë me dije për Fax News se familja më i rritur i çiftit Sinani, nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit të dyfishtë, pasi ndodhej të gjyshërit nga ana e nënës.
Pas vrasjes së kunatës, Roland Sinani ka dalë në oborrin e banesës, ku ka qëlluar edhe veten.
Në banëse kanë qenë të pranishëm edhe dy prindërit e autorit të krimit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake.
Ende nuk dihet shkaku i këtij krimi të dyfishtë, ku 43-vjeçari qëlloi me armë zjarri pistoletë fillimisht nusen e vëllait të tij dhe më pas veten.
Burime bëjnë me dije se shtetasi Roland Sinani, ishte i pa martuar, dhe merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor.
Burime i thanë Fax News se burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë. Ai është telefonuar fillimisht nga policia e Tiranës, dhe më pas nga familjarë të tij, për të mbërritur në banesë, dhe më pas për të dhënë edhe dëshminë e tij.
Fqinjët e familjes Sinani shprehen se nuk kanë dëgjuar për konflikte të mëparshme mes viktimës dhe autorit, ndërsa ngjarja i ka lënë të shokuar të gjithë të afërmit e tyre.
Policia dhe grupi hetimor që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes po punojnë për sqarimin e rrethanave.