Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse do të tërhiqej nga lëvizja e ndërmarrë nëse kryedemokrati Lulzim Basha dhe kandidatët e tij do të merrnin më shumë vota se “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Berisha tha se tërheqja e tij nuk e ndalonte lëvizjen kundër Bashës. Ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë mundësi të ndodhte ky lloj skenari sepse sipas tij Basha nuk do votohej as nga bashkëpunëtorët më të ngushtë.
Pyetje: Nëse Basha dhe kandidatët e tij marrin më shumë vota, a është i gatshëm Berisha të tërhiqet?
Berisha: Nuk është problem i tërheqjes apo mos-tërheqjes time. Nuk e ka në dorë Sali Berisha. Rikthimi nuk ndodh se e dua unë apo ti, por ndodh në një kompleks rrethanash. A do ndikojnë këto zgjedhje në revolucion? Po dhe do i japin një shtysë.
Pyetje: Nëse anëtarësia e PD-së i jep më shumë vota Bashës?
Berisha: Kjo ndodh kur rrethi të bëhet katror. Atë nuk e votojnë as bashkëpunëtorët e tij të ngushtë se u ka ardhur në majë të hundës.