Mesfushori danez Christian Eriksen ka shprehur falënderime të panumërta për skuadrën e tij Brentford, ndërsa theksoi se dihej si në shtëpi.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Eriksen është befasuar me javën e parë të qëndrimit në këtë skuadër.

“Kam qenë këtu për më pak se një javë, por çfarë jave ka qenë! Faleminderit të gjithëve që më bëtë të ndihem tashmë si në shtëpinë time”,– janë fjalët e ish-futbollistit të Interit, i cili rrezikoi jetën në verë e kaluar për shkak të një ataku kardiak në fushë. Christian Eriksen nuk u aktivizua në ndeshjen e së shtunës për javën e 25-të të Brentford kundër Crystal Palace, e cila u mbyll në barazim 0-0.