Policia arrestoi dje ish-deputetin Dritan Bici për kundërshtim të forcave të rendit, ndërkohe sot, avokati i tij Alban Duraj ka dhënë versionin e klientit të tij për ngjarjen, ku ish deputeti i Kuvendit të Shqipërisë ka qëndruar në paraburgim për rreth 12 orë, më pas është liruar.

Mësohet se konflikti ka nisur për shkak se shefi i komisariatit, i cili është paraqitur pa uniformë policie, ka bëritur ndaj djalit te tij dhe ky i fundit: “ka menduar se ishte ndonjë keqbërës”.

Në sqarimin që ka bërë për mediat, ish-deputeti thekson se kishte lënë një takim me kryebashkiakun, Besion Ajazi në bar Turizmi, ndërkohë që kanë mbërritur dhe dy djemtë e tij në këtë lokal.“ Z. Dritan Bici, shkoj tek vendi ku e la me Kryetarin dhe pasi u takua tek kafja ishte edhe Visi. Z. Ajazi i tha të dy vëllezërve, se: “…po iki në zyrë, ju pres aty, kur t’ju telefonoj, ejani tek zyra”. Të dy vellëzërit, Dritan dhe Visi ishin duke diskutuar ndërkohë që ishin në pritje të telefonatës së Kryetarit të Bashkisë, Gramsh. Pas pak erdhën me makinë 2 (dy) djemtë e Z. Dritian, Andritit dhe Aldeni, parkuan aty përpara lokalit dhe u ulën në tavolinë.

Pas gati 5 min, vijnë disa policë i bihen bilbilit për makinën e Andritit. Ngrihet Andriti dhe shkon me vrap tek makina hynë në makinë për të hequr makinën. Sapo niset i dele para makinës një civil duke bërtitur me të madhe, toni ishte kërcënues dhe i lartë saqë tërhoqi vëmendjen e të gjithë qytetarëve që ishin aty afër. Këtë civil, nuk e njihte Z. Dritan, nuk e kishte parë ndonjëherë, i shkoj mendja për keq mos ky ishte ndonjë keqbërës dhe u ngrit menjëherë në drejtim të djalit.

Civili kishte një veshje me: atlete të bardha, pantallona gri deri tek kyçet e këmbëve pa çorape dhe këmishë të bardhë hedhur mbi pantallona, veshje të cilën i ndaluari nuk e dalloj se ishte punonjës i Policisë së Shtetit dhe aq me tepër Drejtues i Komisariatit Gramsh. Z. Bici, u afrua dhe i tha se çfarë kishte që po i bërtiste djalit, Andritit, ik i tha mos u afro, Z. Dritan u shpreh se: “ik ti, çfarë ke me djalin tim që i bërtet”. Civili, në këtë moment i drejtohet policëve duke i thënë se merreni futeni brenda, Z. Bici i drejtohet policëve duke i thënë se cili është ky, policët u shprehen se ky është shefi i komisiariatit.

Në momentin që Policët po e shoqëronin, i thanë Z. Bici se, ky ishte Shefi i Ri i Komisaritatit Gramsh, Krenar Guçe. Z. Bici u habit që ky të ishte shef Komisariati për nga: sjellja kërcënuese, arrogant duke ushtruar presion psikologjik ndaj djalit të tij dhe atij vet, asnjëherë nuk i shkoj mendja që ky mund të ishte punonjës policie për shkak të këtij komunikimin të padenjë për një punonjës policie. Ky shef policie nuk kishte asnjë shenjë dalluese, nuk iu prezantuar se kush ishte dhe nuk i tregoj asnjë dokument që ishte Punonjës i Policisë së Shtetit. Edhe pse nuk i tregoj asnjë dokument se ishte punonjës policie, duke qenë se policët me uniforëm i kërkuan të shkonte në komisariat, Z. Bici pranoj të shkonte në komisariat pa bërë asnjë rezistencë dhe asnjë kundërshti ndaj punonjësve të policisë por edhe ndaj civilit, shef komisariati”, thekson avokati i Dritan Bicit.

Me tej avokati sqaron se Dritan Bici eshte derguar ne Elbasan, ku ka qendruar ne paraburgim deri ne oren 24:00, nderkohe qe gjykata ka vendosur ta lirojë.

Me tej avokati sqaron se Dritan Bici eshte derguar ne Elbasan, ku ka qendruar ne paraburgim deri ne oren 24:00, nderkohe qe gjykata ka vendosur ta lirojë.

“Gjykata e Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Elbasan me Vendimin Nr. 692 datë 03.10.2023, ka vendosur: “Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore për personin nën hetim Dritan Bici”, thekson avokati i tij.

REAGIM PËR MEDIAT
NGA
DRITAN BICI

Unë që po Ju shkruaj jam Av. Alban Duraj, avokati i Z. Dritan Bici. Duke marrë shkasë nga informacionet e paraqitur nga ana e mediave, dua të qartësojmë se si qendron e vërteta e ngjarjes së datës 29.09.2023:
1. Z. Dritan Bici, ditën e premte rreth orës 12.00 ishte në shtëpi dhe i ka bërë telefonatë Kryetari i Bashkisë Gramsh, Z. Besion Ajazi. Ai i kërkoi që të shkonte ta takonte tek Bar Turizmi, i tha se: “jam ulur me, Këshilltarët e Bashkisë Gramsh dhe dua të bëj një diskutim me ty dhe vëllain e Z. Dritan Bici, Visin”.
2. Z. Dritan Bici, shkoj tek vendi ku e la me Kryetarin dhe pasi u takua tek kafja ishte edhe Visi. Z. Ajazi i tha të dy vëllezërve, se: “…po iki në zyrë, ju pres aty, kur t’ju telefonoj, ejani tek zyra”. Të dy vellëzërit, Dritan dhe Visi ishin duke diskutuar ndërkohë që ishin në pritje të telefonatës së Kryetarit të Bashkisë, Gramsh. Pas pak erdhën me makinë 2 (dy) djemtë e Z. Dritian, Andritit dhe Aldeni, parkuan aty përpara lokalit dhe u ulën në tavolinë.

  1. Pas gati 5 min, vijnë disa policë i bihen bilbilit për makinën e Andritit. Ngrihet Andriti dhe shkon me vrap tek makina hynë në makinë për të hequr makinën. Sapo niset i dele para makinës një civil duke bërtitur me të madhe, toni ishte kërcënues dhe i lartë saqë tërhoqi vëmendjen e të gjithë qytetarëve që ishin aty afër. Këtë civil, nuk e njihte Z. Dritan, nuk e kishte parë ndonjëherë, i shkoj mendja për keq mos ky ishte ndonjë keqbërës dhe u ngrit menjëherë në drejtim të djalit.
  2. Civili kishte një veshje me: atlete të bardha, pantallona gri deri tek kyçet e këmbëve pa çorape dhe këmishë të bardhë hedhur mbi pantallona, veshje të cilën i ndaluari nuk e dalloj se ishte punonjës i Policisë së Shtetit dhe aq me tepër Drejtues i Komisariatit Gramsh. Z. Bici, u afrua dhe i tha se çfarë kishte që po i bërtiste djalit, Andritit, ik i tha mos u afro, Z. Dritan u shpreh se: “ik ti, çfarë ke me djalin tim që i bërtet”. Civili, në këtë moment i drejtohet policëve duke i thënë se merreni futeni brenda, Z. Bici i drejtohet policëve duke i thënë se cili është ky, policët u shprehen se ky është shefi i komisiariatit.
    5. Në momentin që Policët po e shoqëronin, i thanë Z. Bici se, ky ishte Shefi i Ri i Komisaritatit Gramsh, Krenar Guçe. Z. Bici u habit që ky të ishte shef Komisariati për nga: sjellja kërcënuese, arrogant duke ushtruar presion psikologjik ndaj djalit të tij dhe atij vet, asnjëherë nuk i shkoj mendja që ky mund të ishte punonjës policie për shkak të këtij komunikimin të padenjë për një punonjës policie. Ky shef policie nuk kishte asnjë shenjë dalluese, nuk iu prezantuar se kush ishte dhe nuk i tregoj asnjë dokument që ishte Punonjës i Policisë së Shtetit. Edhe pse nuk i tregoj asnjë dokument se ishte punonjës policie, duke qenë se policët me uniforëm i kërkuan të shkonte në komisariat, Z. Bici pranoj të shkonte në komisariat pa bërë asnjë rezistencë dhe asnjë kundërshti ndaj punonjësve të policisë por edhe ndaj civilit, shef komisariati.
  3. Në mënyrë të paligjshmë, Z. Dritan Bici është mbajtur në ambientet e Komisaritatit Gramsh ku, i është bërë presion psikologjik nga ana e shefit të Komisariatit i cili i tregonte se çfarë do ti bënte. Ai është mbajtur nga ora 13.00 deri në orën 17.00 në mënyrë të paqartë dhe të pashpjegueshme. Rreth orës 17.30 e transportuar pranë Drejtorisë së Policisë, Elbasan kur e mbajtën deri në orën 24.00 pa asnjë shkak, vetëm për të t’i përmbushur egon një njeriu që vetëm punonjës policie nuk munde të jetë e aq me keq, shef i komisiariatit Gramsh.
  4. Gjykata e Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Elbasan me Vendimin Nr. 692 datë 03.10.2023, ka vendosur: “Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore për personin nën hetim Dritan Bici”.