Kourtney Kardashian ka shpenzuar plot 12 milionë dollarë për një “oaz” në Palm Springs.

Aty, ajo mund të shijojë jetën me të dashurin e saj të ri, bateristin e Blink 182, Travis Barker.

Shtëpia super luksoze është ndërtuar këtë vit dhe është krejtësisht e mobiluar, sipas “The Post”, ka gjashtë dhoma gjumi dhe tetë tualete.

Gjithashtu, vila ka një bar, një pishinë të madhe, spa dhe fushë golfi. Kourtney dhe Travis, pas shumë vitesh miqësi, janë lidhur zyrtarisht në janar të këtij viti.