Kryeministri Edi Rama ka thënë nga Shkodra se procesi i vaksinimit masiv po ecën me ritme shumë të shpejta, dhe objektivi për 500 mijë të vaksinuar brenda muajit Maj është plotësisht i arritshëm.

I pyetur nga gazetarët mbi pretendimet e opozitës së vaksina po përdoret si kartë elektorale, Rama tha se nuk ishte në punën e tij se çfarë mendonin ata, dhe u largua para kohe nga mediat e pranishme, jashtë qëndrës së vaksinimit të të moshuarve.

“Të kënaqur nuk është fjala e duhur, por jemi të plotësuar që po iu shërbejmë mijëra gjysheve dhe gjyshërve pa dallim në të gjithë Shqipërinë. Brenda muajit Maj, mund edhe ta tejkalojmë objektivin tonë për 500 mijë vaksninime, falë edhe punës së mirë që është bërë nga Ministria e Shëndetësisë. 

Kjo është një arsye për të qenë shumë krenar, pasi siç e shihni në rajon një pjesë e rëndësishme e vendeve, nuk po çajnë dot, dhe nuk po futen në rrugën e vaksinimit masiv. Ambicia e madhe për lehtësimin e sezonit turistik është i arritshëm. Ça më duhet mua se ça pretendon opozita”, tha Rama nga Shkodra.

Faxweb.al