Sot Gjykata e Tiranës ka vendosur që të regjistrojë statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit, duke i hapur kështu rrugën “Grupit të Rithemelimit” që të drejtojë PD-në.

Në këtë mënyrë, njihen të gjitha vendimet e Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit, përfshirë logon, vulën dhe flamurin e PD-së.

Por Gjykata e Tiranës ka në shqyrtim edhe statutin e ndryshuar nga Kuvendi i PD-së më 18 dhjetor 2021 që u mblodh nga Lulzim Basha

Përfaqësuesi ligjor dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso, dha një përgjigje për këtë çështje pasi u pyet nga gazetarët.

Pyetje: Çfarë ndodh në qoftë se gjykata vendos për ndryshimet statusore të 18 Dhjetorit?


Ivi Kaso:
 Në vendimmarrjet e rëndësishme të datës 11 Dhjetor, një nga vendimet në një pikë të rëndësishme të tij ka anulimin e thirrjes së Kuvendit të datës 18 Dhjetor si i thirrur në mënyrë të paligjshme nga një kryesi e cila në momentin që ka bërë këtë thirrje ishte e pakonstituuar. Dhe ky vendim tashmë është regjistruar praktikisht në regjistrin e partive politike dhe anulimi i thirrjes së Kuvendit të datës 11 Dhjetor. Pra ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur në mënyrë të ligjshme në datën 18 Dhjetor. /abc