Nga Erion Murataj!

Zhvillimet sa komike aq dhe dramatike në PD ngrenë shumë pikpyetje dhe shtrojnë shumë pika për zgjidhje. Në fakt ajo që është kryesorja dhe që askush se bën sot si pyetje është: A duam që opozita një ditë të jetë fituese? Nëse nuk e bëjmë këtë pyetje gjithçka tjetër është një farsë. Është njëlloj si dikush që mendon se kancerin mund ta shërojë me paracetamol .

Sepse në fakt kjo po ndodh sot në PD. Njëra palë del me teza, tjetra paracetamolin e fituar nga 6 marsi po ja jep bazës në formen e riorganizimit . Po në fakt asnjeri nuk e kupton. Janë të dënuar të mos presin asnjë pjesë.

Sepse, si përjashtimi i vulës nga foltorja dhe foltores nga vula nuk zgjidh asgjë. E meqë paralelizmi ishte me kancerin prerja e gishtit që është vula s’do ndalonte metastazat në bazë por nga prerja e gishtit s’do fitonte as pjesa tjetër e trupit të PD që është shumë e lodhur për hir të së vërtetës dhe pse morfina e 6 marsit duket se i ka qetësuar dhimbjet. Shumë do thonë se kështu si e paraqes situata nuk ka shpresë. Gaboheni! Ka madje mund të rikuperohet shumë shpejt. Mjafton që ata ta duan.

Them ata pasi është evidente që PD-të do të ishin gjithsesi një faktor i rëndësishëm ashtu siç është organizmi në luftën me një sëmundje por që asesi s’mund ta fitoj pa ndërhyrjen e jashtme të mjekëve e medikamenteve. Dhe ja ku hyjnë në lojë vektoret e përjashtuar të opozitës. Ata janë votat që minimalisht e barazojnë opozitën me Ramën për mos thënë se e bëjnë më të madhe por as kjo nuk mjafton.

Duhet mjeku i cili ti japi shpresë. E meqe debati: A ka një apo dy PD apo do jetë Berisha apo grupi Basha-vula në krye të njërës PD me dy copa vijon e lë pak shanse për tu bërë fituese. Perball Ramës duhet diçka tjetër. Përbashkimi jo i PD që ka vulosur me gjakun e 8 dhjetorit një hasmëri që duket e vështirë të paqtohet por përbashkimi i Opozitës ku PD apo PD-të mund të jenë aktor kryesor por jo drejtuese e saj. Fryma nuk ngjallet në gjykatë dhe kjo e fundit nuk jep pushtet për askend.

Në dritën e kërkesës për klasë të re dhe lidership të ri, individ apo grupime racionale mund ta bëjnë luftën ndaj regjimit pa u kompleksuar as nga damka e non gratas dhe as turpin e humbesit kronik . Pra nje elitë ku patjetër PD apo PD-të do të jenë aktor kryesor për shkak të votës se përfaqësuar e në qeverisjen e ardhshme.

E nëse duan vërtet të rrëzojnë atë që e quajnë regjim është sfida tyre e parë, duhet të shohin realitetin duke sakrifikuar protagonizmin që rrezikon përvijimin e opozitës dhe lulëzimin e një regjimi që me dashje apo pa dashje e kanë lënë po ata vetë me veprimet apo mos veprimet e tyre në pushtet për 12 vjet tashmë./Egnatia news