Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje vendeve Perëndimore që të furnizojnë vendin e tij me më shumë armë. Ai kërkon avionë, tanke dhe sisteme të mbrojtjes raketore.
Përmes një video-deklarate gjatë natës, Zelensky tha se avionët e Rusisë nuk mund të rrëzohen me mitralozë, duke kërkuar kështu me shumë armë dhe sisteme të sofistikuara.
“Çfarë po bën NATO? A po e udhëheq Rusia? Çfarë presin? Kanë kaluar 31 ditë. Ne kërkojmë vetëm 1% të asaj që ka NATO, asgjë më shumë”, tha Zelenskyy.
Ndërkohë, Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, i tha BBC se është i gatshëm që t’i dërgojë Ukrainës sistemin e raketave të mbrojtjes ajrore S-300, prodhim sovjetik. /tvklan.al