PANORAMA PLUS/ Aktori i njohur amerikan, Sean Penn ka bërë thirrje për bojkotimin e ndarjes së çmimeve Oscar nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të jetë i ftuar.

Penn dha një intervistë për CNN, një ditë përpara ceremonisë së premierës së çmimeve të Hollivudit.

Bashkëprezantuesja e Oscars, Amy Schumer tha në fillim të kësaj jave se ajo kishte propozuar që të ftohej Zelensky të shfaqej me video, por nuk ishte e qartë nëse organizatorët kishin rënë dakord.