Ndonëse kanë kaluar rreth 40 minuta, Kryeministri Edi Rama nuk po bëhet i gjallë për të folur në lidhje me krizën e fundit të rritjes së çmimeve, ashtu siç ai vetë kishte lajmëruar popullin shqiptar dmëngjesin e sotëm.

Në një postim në Facebook, Rama shkruante se në orën 15:00 ai do të dilte në një konferecnë për shtyp për të folur mbi krizën, por kur tashmë kanë kaluar 40 minuta, Kryeministri nuk po bëhet i gjallë.