Ditën e hënë pritet të mbahet dhe mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të merren vendime të rëndësishme në lidhje me ekipet drejtuese që do të drejtojnë punën brenda partisë në këtë 4-vjeçar të tretë në opozitë.

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të FaxNews, gazetarja Lusi Përgjegji teksa zbuloi pikat kryesore të rendit të ditës, foli dhe mbi emrat që përfliten të marrin poste drejtuese brenda strukturave të Partisë Demokratike.

Gazetarja theksoi se rendi i ditës gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar do të jetë si më poshtë:

Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Përgjegji theksoi se emri i Edmond Spahos përflitet se do të jetë ai që do të marrë drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD-së, ndërkohë që Jorida Tabaku përflitet do të marrë postin e një prej nënkryetarëve.

Emrat e tjerë si Grida Duma, Belind Këlliçi do të jenë po ashtu të përfshirë në strukturat e larta të Partisë Demokratike, ndërkohë që posti i Sekretarit të Përgjithshëm mund t’i besohet sërish Gazmend Bardhit.

“Ëshët bërë e ditur që Partia Demokratike do të mbledhë për herë Këshillin Kombëtar që prej zgjedhjeve të anëtarëve të rinj më 17 Korrik. Mbledhja do të zhvillohet ditën e hënë më datë 30 Gusht, ditën e hënë në orën 18:00.

Tashmë rendi i ditës së kësaj mbledhjeje do të jetë edhe konstituimi i Këshilllit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e kryetarit të ri të këtij Këshilli, i cili zgjidhet përmes votimit në Këshillin Kombëtar të dy ose më shumë propozimeve të kryetarit Basha.

Kujtojmë se kryetari aktual i Këshillit Kombëtar është Bujar Nishani, por gjasat që ai të vijojë të mbajë këtë post janë shumë të pakta, pavarësisht se ai është shprehur se nëse do të bëhet shkarkimi i tij është një shkelje e statutit pasi ai nuk ka përmbushur ende mandatin e tij 4-vjeçar

Në rendin e ditës së hënë do të jetë dhe zgjedhje e Kryesisë, zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe zgjedhja e më shumë se dy nënkryetarëve të PD-së.

Kemi arritur të sigurojmë informacion se në listën e nënkryetarëve do të jetë dhe një grua, është përfolur emri i Jorida Tabakut, por kjo mbetet për të parë.

Në rendin e tretë për ditën e hënë do të jetë njoftimi i përbërjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku do të caktohet dhe kreu i ri i grupit parlamentar.

Në pikën e katërt të rendit të ditës është caktimi i Kryetarëve të Departamenteve në Këshillin Kombëtar, të cilët do të kenë për detyrë të survejojnë punën e qeverisë dhe të krijojnë kauza për bërjen e opozitës

Ditën e hënë do të zgjidhet dhe Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, post ky që pa dorëheqjes së Sait Dollapit mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Një ndër emrat për zgjedhjen në krye të Këshillit Kombëtar në PD është Edmond Spaho, i cili me shumë gjasa nuk do të jetë më nënkryetar i Partisë Demokratike.

Në garë për kreun e Sekretarit të Përgjithshëm do të vijojë të jetë Gazmend Bardhi, por mbete për tu parë nëse do të arrijë të konfirmohet”, tha gazetarja Përgjegji.