Home AKTUALITET SHËNDET Çfarë thonë flokët për shëndetin tuaj

Çfarë thonë flokët për shëndetin tuaj

10

Ekspertët konstatojnë që flokët tanë flasin për shëndetin tonë shumë më tepër sesa ne mendojmë. Gjendja e flokëve tanë mund të zbulojë shumë probleme shëndetësore.

Lidhur me këtë po ju sjellin pesë ndryshime në flokët dhe qimet që mund të jenë shenjë e ndonjë problemi serioz shëndetësor.

Nëse vëreni ndryshime të ngjashme në flokët tuaj, kërkoni këshilla nga mjeku, transmeton Telegrafi.

1. Flokët e thatë, të lëshuar dhe të hollë

Shumë faktorë i bëjnë flokët të thatë, duke përfshirë edhe ngjyrat e flokëve, përdorimin e aparateve për tharje flokësh dhe notin në ujë me klor. Mirëpo, ndryshimi i rëndësishëm në strukturën e flokëve mund të jetë indikator i mosaktivitetit të gjëndrës tiroide.

Simptomat e tjera të hipotireozes janë lodhja, mbipesha e trupit, puna e ngadalshme e zemrës dhe ndenja e të ftohtit.

2. Lëkura e kokës me leskra e njolla

Kur në kokë fillojnë të krijohen dregëza, kjo rëndom është simptomë e psoriazës. Dallimi midis zbokthit dhe psoriazës mund të vërehet nga ajo që krijohen dregëza. Psorijaza është sëmundja më e shpeshtë nga të gjitha sëmundjet autoimune dhe shfaqet edhe kur lëkura ngarkohet tepër.

Psoriaza shpesh shfaqet bashkë me disa sëmundje të tjera autoimune siç janë: sëmundjet Cronh, lupus dhe artriti reumatoid, andaj shansi që ajo të zhvillohet është më i madh nëse keni njërën nga sëmundje e këtilla.

3. Rënia e tepërt e flokëve

Dermatologët sqarojnë që brenda ditës humbim midis 90 deri në 100 qime, gjë që është normale. Rënia më e madhe e numrit të qimeve, pos nëse është fjala për rënie sezonale (në vjeshtë dhe pranverë flokët na bien më shumë) mund të jetë pasojë e ushqimit të keq.

Flokët tanë kërkojnë proteina, hekur, zink, vitaminë A dhe omega 3, thartinë yndyrore,