Home AKTUALITET Shkollat nuk do mbyllen/ Përhapja e Covid nuk do pengojë më procesin...

Shkollat nuk do mbyllen/ Përhapja e Covid nuk do pengojë më procesin mësimor

15

Nuk do të ketë mbyllje masive të institucioneve arsimore por të pjesshme edhe pse numri i fëmijëve që shkojnë në çerdhe kopshte apo shkolla të prekura nga Covid është rritur shumë.

Prof. Xhorxhina Kuli tha se komiteti ka vlerësuar riskun që shkakton mbyllja ndaj nuk shkojmë dot më tej.

Në repartin e Covid të shërbimit pediatrik ka fëmijë të shtruar, por pjesa më e madhe e tyre janë 0-6 muajsh. Numri i lartë i fëmijëve të prekur me Covid nuk është shoqëruar me arritje të rasteve që kërkojnë shtrim në spital.

Doktoreshë Kuli i këshillon prindërit të kontaktojnë mjekun e familjes dhe të mos i çojnë fëmijët e tyre menjëherë në spital.

Top Channel