“Ka edhe gjykatë Europiane!”. Ka qenë kjo përgjigjia që ka dhënë presidenti Ilir Meta për Fax News ndërsa u pyet lidhur me veprimin e tij nëse gjykata Kushtetuese cilësonte sit ë vlefshëm vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar.
Meta tha se kjo ishte diçka që e shqetësonte vetëm nga ana institucionale për shkak se ishin shkelur afatet kur gjykata Kushtetuese duhet të kishte marrë vendimin, pas votimit nga Kuvendi.
Juela Meçani: Sot këshilltari juaj është shprehur se ka një mungesë paanshmërie në gjykatën Kushtetuese…
Presidenti Ilir Meta: Është një çështje që nuk më intereson fare. Por si president i Republikës më intereson sepse ka të bëjë me institucionet. Ne kemi kërkuar që gjykata të shprehej deri në korrik kur i mbaronte mandate Kuvendit. Gjykata sa më shpejt duhet ta trajtonte këtë çështje sepse i takonte Kuvendit të kaluar. Kjo gjë nuk ndodhi dhe ne kemi këmbëngulur që kjo cështje të merrte drejtim sa më shpejt. Ne kemi gjykatë Kushtetuese por kemi edhe gjykatë Europiane që janë mbi kushtetuesen.