Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” me Juela Meçanin në Fax News, ku foli dhe për dekretimin e 6 marsit për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Duke vlerësuar primaret të realizuara nga Komisioni i Rithemelimit Meta i bëri apel qytetarëve që të votojnë në 6 mars kandidatin më të mirë, që përmbush pritshmëritë e tyre, pavarësisht partisë.

I pyetur për koalicionin mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së, Meta tha se nuk flet për këtë aleancë, pasi atij i intereson vetëm një proces i rregullt në 6 mars, pavarësisht kush fiton.

Pjesë nga biseda

Meçani: Ju dekretuar 6 marsin 6 bashki?

Meta: Do të dëshiroja që të kisha dekretuar në 6 mars, madje më herët të 61 bashkitë e Shqipërisë, që populli shqiptar të votonte. Pushteti lokal është ndoshta më i rëndësishëm se dhe niveli qëndror sëpse ka të bëjë me jëtën e përditshme.

Shtëpia e Lirisë ku bën pjesë LSI dhe zoti Berisha. Si e sikoni këtë aleancë?

Nuk shikoj fare asgjë sa i takon zgjedhjeve të 6 marsit. Rëndësi ka procesi, që të jetë sa më demokrat. Për mua kishtë rëndësi, në kushtet kur GJK mori vendimin të mos vendosë asgjë, për mua kishte rëndësi që këto të 6 bashki të kenë proces të rregullt. Të fitojë i kushdo partie të jetë. Të jetë njeri që votohet nga qytetarët. Që ti japim mundësi të shprehen me votën e tyre. Si i zgjedhin partitë është çështja e tyre. Nuk ka lidhje kjo gjë me Ilir Metën. Këta thonë e ka bërë Ilir Meta për të dëmtuar PD-në, kështu thonë ata gjithmonë. I vetmi që cënohet nga këto është lëvizja e Rithemelimit. E vetmja Bashki që kishin, ishte Voltana Ademi, që doli në krah të Komisionit. Nuk ka çfarë humbet zoti Basha. Edhe mazhoranca ka mundësinë t’i fitojë të gjitha, ose t’i humbasë të gjitha. Atyre iu interesonte ky status quo. Qeveria nuk e kishte njoftuar KQZ-në as për Durrësin që kishtëe dy vite që kishte dhënë dorëhëqjen. Për mua ka rëndësi që qytetarët të votojnë kandidatin më të mirë.