4 fëmijë të sëmurë dhe të paaftë për punë
Këta që shihni në këto pamje janë bashkëshortët Lie dhe Safet Jugu. Janë prindër të 5 fëmijëve,Xhevahiri i ka braktisur prej vitesh dhe nuk interesohet më për ta. Samiu ndodhet i shtruar në spitalin e rajonal të Elbasanit në gjendje kritike për jetën,djali tjetër Taulanti prej dy vitesh ndodhet i shtruar në spitalin psikiatrik .
Genti është operuar nga zemra dhe vuan nga mëlçia,ndërsa djali tjetër po ashtu ka probleme të shëndetit mendor por nuk trajtohet dhe sipas asaj që tregojnë prindërit ai është i dhunshëm. Nëna e djemve mes lotësh tregon për vuajtjet e të pasurit 4 fëmijë invalid dhe të sëmurë mendërisht.
Safeti nga ana tjetër i është nënshtruar tetë ndërhyrjeve kirurgjikale dhe sot e ka të pamundur të kujdeset për djemtë e tij me probleme të shumta. Shqetësimi i tij më i madh është pamundësia për të ndihmuar djalin në spital.
Të dy të moshuarit apelojnë ndaj shtetit që t’ju mundësoj një ndihmë së paku për djalin i cili është me probleme mendore dhe jeton me ta i pakuruar. Po ashtu ata e kanë shumë të nevojshme një ndihmë financiare.