Interi mund të heqë dorë nga diamanti i saj, Hachaf Hakimi, vetëm një vit pas blerjes së tij. Këto të paktën janë konfirmimet deri më tani nga Italia, që e lidhin marokenin me Paris Saint Germain.

Eksperti i njohur i merkatos, Gianluca di Marzio, thotë se PSG dhe Inter, janë shumë afër marrëveshjes për Hakimin, për vlerën e 70 milionë euro. Edhe pse mbrojtësi ishte thelbësor për fitimin e titullit kampion nga ekipi zikaltër, shitja e tij, shihej si e domosdoshme për të rregulluar bilancin e klubit.

Në fakt, Inter është detyruar për këtë shitje, pasi ishte i vetmi në ekip që erdhi një ofertë faraonike. Zëvendësuesi i marokenit në Inter, pritet të jetë Lazzari. Për të, ditën e sotme u përfol se është arritur një marrëveshje me Lazion, me bazën e 17 milionë eurove, plus 5 milionë euro bonus.

Gjithashtu, Inter pritet të marrë edhe një lojtar për krahun e majtë, ku emri më i përfolur është ai i Kostic. Serbi pëlqehet shumë dhe konsiderohet nga më të mirët në botë për rolin e tij.

fax web