Nico dhe Kristal  janë një çift të rinjsh të cilët kanë nisur një udhëtim në 1 janar të këtij viti me qëllim për të parë botën pa shpenzuar para.

Të ftuar në Friendzone,  ditën e sotme ata treguan se pasi u njohën në verë vendosën që të ndërmarin këtë udhëtim duke filluar nga Hamburgu dhe tani gjenden në Tiranë.

Teksa u pyetën se si ushqeheshin ata treguan se në koshat e plehrave shumë dyqane hedhin ushqime akoma shumë të mira për tu konsumuar ose pranë afatit të skadencës duke vënë në fokus dhe se si ricklimi i ushqimeve mund të shpëtojë shumë njerëz nga uria.

Më pas ata treguan se udhëtojnë në këmbë ose duke bërë hitchhiking dhe flenë në natyrë.

Për vendin tonë treguan se janë pritur shume mirë dhe njerëzit kanë qenë shumë të sjellshëm. Udhëtimi i tyre do vazhdojë dhe destinacioni i radhës është Maqedonia e Veriut./abcnews.al

https://youtube.com/watch?v=fxHVAFN_c1o%3Ffeature%3Doembed