Pamjet dramatike kanë kapur momentin kur një çiklist mbijetoi mrekullisht pasi u përplas me një autobus dhe u zvarrit në pjesën e poshtme të automjetit.

Sipas tabloidit britanik “Dily Mail”, çiklisti po udhëtonte përgjatë rrugës në Dahod, Gujarat të Indisë, kur u përpoq ta parakalonte automjetin e madh.

Siç shihet në videon e mëposhtme, pasi përplaset me autobusin, çiklisti humbet kontrollin, bie në tokë dhe përfundon nën automjet, kurse biçikleta e tij ‘fluturon’ larg.

Shoferi i autobusit në ato momente frenon rëndë por nuk mund të ndalet. Çiklisti zhduket për disa sekonda, para se këmbët e tij të bëhen të dukshme dhe të dilte nga aty.