Cila do të jetë udha e ngjitjes së tretë të Sali Berishës?
Pas Kuvendit të 11 dhjetorit, pas referendumit të 18 dhjetorit që ratifikoi vendimin për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe pas protestës masive kundër Open-Ballkans, vjen në emisionin “Pushteti” profesor doktor Sali Berisha.
Ai do të jetë në studion e Fax News duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes, përballë gazetarëve Juela Meçani dhe Aulon Kalaja.
Ka një sërë pikëpyetjesh që ngrihen mbi rrugët që do të ndjekë Berisha për të rimarrë drejtimin e PD-së, pas votimit të afro 44 mijë anëtarëve në Referendumin e 18 Dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Derimë tani ish-kryeministri nuk ka tentuar në asnjë rast që të hyjë së bashku me mbështetësit brenda selisë së PD-së, por a do të vazhdojë Berisha të mbajë edhe shumë gjatë këtë qëndrim?
Të gjitha pikëpyetje që lidhen me fatin e partisë më të madhe të opozitës marrin përgjigje sot në mbrëmje!
Ju ftojmë të na ndiqni!