Trupat tanë fillojnë të përkeqësohen ndërsa plakemi – sytë nuk bëjnë përjashtim.

Megjithëse rënia e shikimit është një proces natyror që nuk mund të parandalohet domosdoshmërisht, dietat tona mund të bëjnë një ndryshim në shëndetin e syve tanë.

Ekspertët sugjerojnë se ekzistojnë dy ushqime që mund të ndihmojnë në reduktimin dhe ngadalësimin e humbjes së shikimit për shkak të moshës.

Këtu bëjnë pjesë frutat dhe perimet që mund të mbrojnë shikimin tuaj nga problemet që lidhen me moshën – dhe si mund t’i ndihmojnë ato saktësisht sytë tuaj – sipas optometrit të Specsavers Dr. Nigel Best.

Cilat janë frutat dhe perimet që reduktojnë humbjen e shikimit?
Dr. Best shpjegon se ushqimet si specat dhe kivit mund të jenë vërtet të mira për shëndetin tonë, veçanërisht sytë. Të dyja këto ushqime janë të pasura me zeaxanthis dhe lutein – përbërësit kryesorë kimikë që gjenden në syrin e njeriut – të cilat mund të zvogëlojnë problemet me shikimin tuaj.

“Kivi nuk është vetëm i pasur me antioksidantë, ai ka një sasi të madhe fibrash, por ka gjithashtu plot vitaminë C dhe vitaminë E”, tha ai, duke shtuar se specat “ju japin sasinë më të madhe të vitaminës C për kalori”.