Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Paper. Sipas informacioneve nga policia, dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar.

Një automjet ka humbur kontrollin teksa parakalonte dhe është përplasur me një kamion.

Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se nga ky aksident dyshohet të jenë plagosur lehtë dy persona. Ata janë dërguar në spital, ku po marrin kujdes shëndetësor.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.